facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

31 January 2014

iPhone 5C, dështimi i parë i Apple?

Disa ditë përpara, kompania Apple prezantoi rezultatet e saj financiare për tremujorin e fundit të vitit 2013, dhe në mes tjerash në ngjarjen mediale kompania amerikane ka ndarë edhe disa informacione në lidhje me performancën financiare të kompanisë, duke përfshirë të ardhurat, shitjet, dhe disa nga komponentat e tjera.

Në konferencë për media, Apple pohoi se ka arritur të shesë mbi 51 milionë iPhone në tremujorin e fundit, që është rekord i ri i kompanisë në shitjen e iPhone-ëve, por me sa duket në mesin e rekordeve të thyera nyk hyjnë shitjet e iPhone 5C, model i cili përfaqëson një pjesë të vogël të shitjeve të iPhone.

Madje ka zëra që thonë se iPhone 5C nuk i ka përmbushur pritjet e kompanisë Apple, ndërsa ishte edhe vetë drejtori i Apple, Tim Cook i cili e pranoi se përdoruesit e Apple ishin shumë më të ngazëllyer me iPhone 5S, dhe njëra ndër arsyet kryesore ishte edhe funksioni i sigurisë, i quajtur TouchID.

Burime tjera të informacionit jashtë kompanisë shkojnë aq larg sa thonë se Apple nuk do të ketë më modele të reja të iPhone 5C në të ardhmen, dhe se ky mbase do të jetë telefoni i vetëm i Apple me mbështjellës të plastikës. 

Burimi: Telegrafi 

No comments :

Post a Comment