facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

31 January 2014

Ja si na zbukuron shega

Shega mbart katër funksione pozitive për zbukurimin e lëkurës sonë. Ajo është e tejmbushur me antioksidantë, vitaminë K dhe C, potasium, zink dhe hekur, por ajo ndihmon për t'i dhënë lëkurës një pamje më të re dhe për t'i dhënë më shumë shkëlqim.
Ja cilat janë 4 efektet pozitive të shegës:

1. Hidraton lëkurën e thatë

Në fakt, lëngu i shegës është edhe më i efektshëm se çaji jeshil për t'i dhënë shkëlqim lëkurës së zbehtë e të thatë. Vitamina C e bën lëkurën më të butë. Për rigjenerimin e epidermës, lyeni lëkurën me vaj shege.

2. Pengon shpërthimin e aknes

Antioksidantët e shegës pengojnë inflamacionin e baktereve që formojnë puçrrat, duke u dhënë një pamje rozë.

3. Mbron nga dielli dhe elementet e natyrës

Ekspozimi në rreze ultravioletë dhe në ndotjen e mjedisit mund të dëmtojnë qelizat e lëkurës e të rrisin mundësitë e zhvillimit të rrudhave, të njollave të pleqërisë deri edhe të kancerit. Antioksidantët e shegës e mbrojnë lëkurën nga këto probleme.

4. Stimulon prodhimin e kolagjenit

Shegët janë të pasura me acid elagjik, një antioksidant që pengon degradimin e fibrave të kolagjenit gjatë plakjes. Ky superfrut forcon lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke penguar kësisoj plakjen e lëkurës.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment