facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

30 January 2014

[VIDEO] Gurë të mëdhenj shembin shtëpinë

Një video e realizuar nga një aeroplan pa pilot ka kapur momentet pak minuta pasi një sasi e gurëve të mëdhenj ishin shembur, duke shkatërruar një hangar në veri të Italisë. Afërsisht 4 mijë kubik metër kub gurë janë shembur dhe njëri prej gurëve të mëdhenj ka shkatërruar komplet një hangar dhe një pjesë të vreshtave në qytetin Tramin më 21 janar.
Guri gjigant kishte shkatërruar hangarin e vjetër 300 vjeçar para se të ndalej në një fushë afër, pas gurit të dytë. 

Guri i tretë për një metër nuk kishte goditur shtëpinë kryesore që është në pronësi të kishës katolike.

Mirëmbajtësi i pronës, Baron Philipp von Hohenbuhel, tha për South Tirol News se rënia e gurëve ka shkaktuar miliona euro dëme ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar. Banorët e kësaj zone janë evakuuar, pasi gjeologët kanë frikë se do të ketë shembje të reja të gurëve.

Videon pas rastit mund ta shikoni këtu:

No comments :

Post a Comment