facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

24 February 2014

6 mënyra natyrale për ta ulur shtypjen e gjakut

Me përfshirjen e disa shprehive të dobishme, mund ta ulni shtypjen e lartë të gjakut, e me të edhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmit në tru. Ajo që është më e mira, për këto gjëra nuk ju nevojiten ilaçet.
1. Ndihmojuni të tjerëve!

Njerëzit që ju ndihmojnë të tjerëve, janë më të kënaqur me veten, ndërsa edhe zemrën e kanë më të shëndetshme. Në një studim, në të cilin kanë marrë pjesë persona të moshave prej 51 deri 91 vjeçare, të cilët kanë punuar vullnetarë 200 orë në vit (ose tri orë në javë), e kanë reduktuar rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut për 40%.

2. Pini jogurt!

Personat që e konsumojnë së paku një gotë jogurt në ditë, kanë 31 përqind më pak shanse të vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut. Jogurti është burim i kalciumit, kaliumit dhe magnezit, minerale këto të rëndësishme që e rregullojnë qarkullimin e gjakut.

3. Blijeni një kafshë shtëpiake!

Kafshët shtëpiake e reduktojnë stresin, ndikojnë për humor më të mirë dhe për qarkullim më të mirë të gjakut, Nëse keni qen, me shëtitje prej së paku 20 minutash në ditë, do t’i arrini lehtë gjërat e përmendura.

4. Dëgjoni muzikë!

Dëgjimi i muzikës relaksuese shkakton sekretimin e hormoneve, që kanë efekt qetësues.

5. Çaji i zi

Një studim ka zbuluar që te personat të cilët kanë pirë tre filxhanë çaj të zi në ditë gjatë gjashtë muajve, është ulur shtypja e gjakut, edhe pse shumë pak, por shkencëtarët thonë që ai ndryshim i vogël e redukton rrezikun nga shtypja e lartë.

6. Ushtrimet

Ushtrimet aerobike me intensitet mesatar gjithashtu e ulin shtypjen e gjakut. Merruni me ushtrime fizike disa herë në javë, në kohëzgjatje prej gjysmë ore.

No comments :

Post a Comment