facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

03 February 2014

Amerikanët kanë krijuar një libër me efekt emocionesh

Studentët amerikanë kanë krijuar një libër të aftë për të reaguar ndaj emocioneve të lexuesit dhe për të riprodhuar pjesërisht situatën në të cilën gjendet protagonisti i veprës.Libri, i quajtur Sensory Fiction, monitoron paragrafin në të cilin janë drejtuar sytë e lexuesit. LEDs, që janë inkorporuar në këtë libër, ndryshojnë ngjyrën e tyre në varësi të përmbajtjes së paragrafit që lexohet.
Pajisja shkëmben gjithashtu të dhënat (komunikon) me një jelek të veçantë, të cilin duhet ta veshë medoemos lexuesi. Jeleku ndryshon temperaturën si dhe imiton rrahjet e zemrës së protagonistit, madje edhe disa rrethana në të cilat ai e gjen veten.

Tani për tani pajisja është në gjendje të punojë vetëm me librin - "The Girl Who Was Plugged In" të James Tiptree, Jr (pseudonim i shkrimtares amerikane Alice Sheldon).

No comments :

Post a Comment