facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

26 February 2014

Çifti amerikan gjen thesarin nën tokë

Ndodh që njerëzit të ëndërrojnë të bëhen të pasur, duke pritur që ndoshta paratë të bien nga qielli. Por një çift amerikan u pasurua me para që u dolën nga toka.
Çifti nga Kalifornia, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, gjetën një sasi monedhash ari me vlerë rreth 10 milionë Dollarë, të groposura në pronën e tyre.
Një mijë e 427 monedhat datojnë nga vitet 1847 deri më 1894, në periudhën kur në pjesën perëndimore të SHBA, kishin nisur ethet e kërkimit të arit.

Ato ishin të futura në disa enë metalike dhe ishin groposur poshtë një peme. Çifti po shëtiste në pronën e tyre, kur vunë re diçka të shndritshme që dukej në sipërfaqe. Të shtyrë nga kureshtja, ata gërmuan tokën dhe gjetën thesarin.

Nuk dihet se kush mund ta ketë fshehur këtë sasi parash, por ky është thesari më i madh në historinë e SHBA-së që gjendet nën tokë. Çifti që e gjeti, ka menduar t’i shesë online në “Amazon” monedhat e gjetura.

Burimi: Vizion+

No comments :

Post a Comment