facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

26 February 2014

Cilat janë burimet natyrore të hekurit?

Përmes ushqimit në organizëm futen rreth 10 deri në 30 miligramë hekur në ditë. Burimet më të pasura të hekurit janë këto: mishi, mëlçia, vezët, mishi i pulës, peshku, soja, tërshërë, kungull, bizelja, fiku, etj.
Personat e shëndoshë, pa simptoma të mungesës, absorbojnë nga 0.5 deri në 1 mg hekur, ose 5-10%.Tek personat të cilët kanë mungesë të hekurit në orgazmën, absorbohet rreth 30% e hekurit nga ushqimi.

Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë si pasojë e rritjes së shtuar të tij (gjakderdhjet kronike, të vogla nga trakti tretës, ulcera, herniet, tumoret e traktit digjestiv, gjakderdhjet menstruale), absorbimi i dobët, rritja e nevojave për hekur (puberteti, shtatzënia) dhe mosmarrja e mjaftueshme me anë të ushqimit.

Shenjat tek njerëzit të cilët kanë mungesë të hekurit shfaqen ngadalë, mundimet fillojnë gjatë ngarkesave, paraqitet mundim, plogështi, frymëmarrje e vështirësuar, rrahje e zemrës, kokëdhembje, përtypje e vështirësuar. Në dukje të parë vërehet një zverdhje e lëkurës dhe mukozës, flokët janë të thata, të thyeshme dhe lehtë bien.

Pothuajse secili person që ka mungesë të hekurit, ka mungesë edhe të vitaminës A, që mund ta përkeqësojë gjendjen anemike.

Shërimi nga pasojat e mungesës së hekurit qëndron në marrjen e preparateve perorale të hekurit ose përmes injeksioneve. Në format e rënda duhet të bëhet edhe transfuzioni i eritrociteve të koncentruara. Sigurisht, më i mirë është shërimi i shkaktarit të anemisë.

Preparatet e hekurit tek disa njerëz mund të shkaktojnë dhimbje në bark, mundime, vjellje, diarre dhe kapsllëk. Efektet e padëshirueshme në traktin digjestiv mund të zvogëlohen nëse pacienti në fillim të terapisë merr sasi më të vogla të hekurit. Shërimi me sasi të vogla të hekurit duhet të zgjatë së paku 3 deri në 6 muaj. Arsyeja është se duhet të mbushen edhe rezervat e hekurit në organizëm.

Tek personat shumë të ndjeshëm, preferohet marrja e preparateve që përmbajnë hekur së bashku me ushqimin, ose pas ushqimit.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment