facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 February 2014

Detektori i gënjeshtrave, teston thashethemet e rrjeteve sociale

Një detektor i gënjeshtrave është duke u ndërtuar për t’i verifikuar thashethemet nëpër rrjetet sociale

Sistemi do të analizojë në kohë reale, nëse një postim në internet është i vërtete apo jo.

Ai gjithashtu do të identifikojë nëse llogaritë e medieve socialë janë hapur vetëm për të hapur informacione të pa sakta, apo jo.

Qëllimi i kësaj është që t’u ndihmojë organizatave, përfshirë edhe qeverinë që në raste urgjente, të përgjigjën në mënyrë më efektive. Projekti u ideua pas trazirave të Londrës në vitin 2011, dhe përdorimit të rrjeteve sociale në atë kohë.

Të dhënat që po analizohen përfshijnë postimet në Twitter dhe komentet në Facebook. Hulumtuesit thonë se thashethemet do të klasifikohen ne katër grupe:

• Spekulimet – nëse normat e interesit mund të rritën

• Kontradiktat – të ngjashme me atë të vaksinave MMR

• Keqinformim – kur diçka e pavërtete qarkullon pa kontroll

• Dezinformimi – kur informacioni i rremë është i përhapur me qëllim të dëmshëm

Rezultatet e para të projektit priten të dalin pas 18 muajve, dhe do të testohen kryesisht nga një grup i gazetarëve.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment