facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

19 February 2014

iWatch parashikon sulmin në zemër

Punësimet më të fundit të kryera nga kompania Apple tregojnë për planet që ajo ka për të hyrë në botën e mjekësisë. Janë hedhur shumë supozime për orën inteligjente iWatch që kompania Apple do të prodhojë.
Thuhet se kjo orë, përveç karakteristikave të tjera, do të ketë sensorë optikë që do të kontrollojnë gjendjen fizike të njeriut. Në mënyrë më specifike, pritet që ora iWatch do të monitorojë gjendjen shëndetësore, përfshirë këtu presionin e gjakut, rrahjet e zemrës, nivelin e hidratimit dhe nivelin e glukozës. Lajmet më të fundit të dhëna nga SFGate thonë se Apple po punon për të krijuar një program tek ora iWatch, që do të parashikojë se kur një njeri mund të pësojë një atak në zemër.

Gjatë muajve të fundit, Apple ka punësuar një numër ekspertësh të shëndetit, për të punuar në fushat e lidhura me monitorimin e rrahjeve të zemrës dhe të matjes së oksigjenit në gjak. Monitorimi tradicional i rrahjeve të zemrës bëhet me anë të një brezi që vendoset në kraharor, por me anë të sensorit optik, një valë drite që drejtohet në lëkurë, mund të masë qarkullimin e gjakut përmes kapilarëve, duke përcaktuar kështu rrahjet e zemrës.

Burimi: InfoShqio

No comments :

Post a Comment