Blej sigurtë dhe lirë

23 February 2014

Meshkujt që mbajnë mjekër, çfarë avantazhi kanë

Mjekra ka veti terapeutike, zbulon një studim shkencor i kohëve të fundit
Studiuesit dermatologë nga Universiteti i Queensland, në Australi, kanë zbuluar se njerëzit që mbajnë mjekër dhe mustaqe janë më pak të ekspozuar ndaj rrezeve UV.

Duke përdorur një dozimetër që mat rrezatimin, ata kanë vënë re se mjekra e tyre ndërpriste rreth 90-95% të rrezeve UV.
Rrezet UV godasin drejt.
Por, kur përballen me mjekrën, rrezet përthyhen dhe nuk e arrijnë lëkurën. Për pasojë mjekra mbron lëkurën nga kanceri, shkruan revista Living.

Përveç kësaj, ata janë të mbrojtur nga astma e shkaktuar nga alergenet.
Në fakt, mjekra është një pengesë për polenin, burimi i këtyre alergjive.
Dermatologët australianë kanë vënë re gjithashtu se mjekra, e cila është pengesë ndaj sulmeve të jashtme, mundëson që lëkura të qëndrojë e hidratuar dhe kështu kufizon plakjen e saj.

No comments :

Post a Comment