facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

19 February 2014

Pse ne nuk duam ta pranojmë ndryshimin e klimës

Efektet e ndryshimeve klimatike tashmë janë të dukshme në shumë vende, thonë hulumtuesit. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e shohin nevojën për veprim. Pse ndodh kështu? Psikologët japin përgjigje.

Në rast se dikush vë në dyshim ndryshimin e klimës, ndizen gjakrat. Kështu i ndodhi edhe autores amerikane Kari Norgaard, e cila pas botimit të libri të saj "Living in Denial: Climate Change, Emotions, and Everyday Life" mori një numër të madh e-mailesh kërcënues.
Por psikologia nga Universiteti i Oregonit interesohet në librin e saj jo për ata që venë në dyshim ndryshimin e klimës. Por kryesisht për faktin se përse shumica e popullsisë së vendeve të industrializuara që nuk i vë në dyshim përfundime e shkencës për ndryshimin e klimës, megjithatë nuk i zbaton ato në jetën e përditshme.
"Si është e mundur që ne dimë kaq shumë për urgjencën e problemeve të ndryshimeve klimatike, por nëse shikojmë përreth na krijohet përshtypja se as askush nuk di gjë ose se ato nuk i interesojnë askujt," tha Kari Norgaard në një intervistë për Deutsche Wellen. Ajo shprehet për një "hendek të pabesueshëm mes krizës morale, sociale dhe mjedisore dhe një kuptim të gjerë të nevojës urgjente për të bërë diçka për këtë."

Të dukshme por që nuk perceptohen?

Kari Norgaard kaloi dhjetë muaj në një komunë në veri të Norvegjisë, në një vend ku lexohen shumë gazeta, njerëzit janë politikisht shumë aktivë dhe nuk e vënë në dyshim ndryshimin e klimës. Dhe megjithëse mediet njoftonin për lidhjen mes dimrit të ngrohtë në Norvegji dhe ngrohjes globale të klimës, kjo temë nuk ishte e pranishme në jetën politike dhe sociale.


Norgaard e quan këtë gjë "mohim shoqëror të organizuar", sepse njerëzit nuk i lidhen njohuritë për ndryshimin e klimës me jetën e tyre shoqërore dhe private. Një gjeë e tillë është tipike për konsumatorët në vendet e zhvilluara. Edhe në SHBA ka disa rajone ku njerëzit vuajnë prej ndryshimeve të klimës, por askush nuk i lidh ato me mënyrën e vet të jetesës dhe nuk kërkon ndryshime që mund të jenë të pakëndëshme për rehatinë personale. Po ashtu edhe politika nga ana e saj nuk reagon, thotë Kari Norgaard. Ajo i krahason qëndrime të tilla me qëndrimet ndaj Holocaustit apo bombat e Hiroshimës. Pra njerëzit mundohen të mbrojnë veten, duke iu shmangur fakteve dhe nevojës për të ndërmarrë diçka.

Mungesë komunikimi në media

Per Espen Stoknes psikolog pranë "Center for Climate Strategy" të "Norwegian Business Institute" NBI, thotë për DW-së se prë një kohë të gjatë mendohej se përmendja e fakteve për ndryshimin e klimës dhe pasojat e saj do të ishin të mjaftueshme, por ka barriera psikologjike që na pengojnë të pranojmë ato që na thotë shkenca. Për këtë shkak transformimi i klimës perceptohet si diçka që i takon së ardhmes së largët.

Per Espen Stoknes sqaron se lajmet për shkrirjen e akujve në Antarktidë apo rritjen e nivelit të detit në Bagladesh apo Maledive nuk kanë shumë efekt, sepse për shumë njerëz ato janë vende gjeografikisht mjaft të largëta. Meqë në media raportohet vetëm për katastrofa që lidhen me ndryshimet e klimës, njerëzit mundohen ta mbajnë një gjë të tillë psikologjikisht sa më larg vetes, thotë Stoknes.

Çfarë duhet ndryshuar?

Nëse studiuesit kanë të drejtë dhe mungesa e angazhimit për klimën lidhet me motive më shumë psikologjike, për ta zgjidhur këtë problem ka nevojë gjithashtu për zgjidhje psikologjike. "Ne duhet të largohemi nga negativizmi dhe fatkeqësitë dhe t'i bëjmë tërheqëse zgjidhjet e realizueshme." - thotë Stoknes.
Edhe Kari Norgaard thotë se duhen prezantuar shembuj pozitivë, që qëndrimet ekologjike të bëhen pjesë normale e shoqërisëthotë psikologu Stoknes. P.sh. mund të organizohen fushata on-linë ku njerëzit të krahasojnë me njëri-tjetrin se sa energji kanë kursyer. Po ashtu edhe mundësi të tilla si shtypja e faqeve të letrës nga të dyja anët apo përdorimi i aparaturave që harxhojnë pak energji, duhet të orfrohen si mundësi të para.
Po ashtu njerëzve duhet t'u prezantohen si mundësi të mira për të ardhmen ofertat e "Green economy".

No comments :

Post a Comment