facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

07 February 2014

Si të vazhdoni, me martesë të lumtur

Te gjitha çiftet ëndërrojnë te jetojnë një martese te lumtur, por me vone kuptojnë se për te ndërtuar një marrëdhënie te qete është me e vështirë se sa mund te mendohej. Cilat janë sekretet për te bere një marrëdhënie te funksionoje? Mjafton te dialogoni dhe te respektoni reciprokerisht qe te zgjasë për te gjithë jetën? Sot do tju tregojmë disa truke te cilat shërbejnë për te krijuar një intimitet te thelle mes çiftit, zgjidhje efikase qe ju te vazhdoni te shiheni me “sy te ëmbël” pikërisht ashtu siç ndodhte ne ditët e para.
Lumturia është një rruge e vështirë për tu arritur?

Është vështirë te provosh te japësh një përkufizim duke marre shembull jetën e përditshme. Koncepti i lumturisë mund te ndryshoje nga njeri tek tjetri, por gabimi me i shpeshte është konsiderimi i kufirit i vendosur qindra metra ne distance. Ne te kundërt, duhet te konsiderohet si një pasoje e zgjedhjeve ne çdo moment te ditës. Tashme është e ditur qe çiftet me te lumtura janë ato qe i kushtojnë rëndësi te madhe gjerave qe ndodhin përreth tyre, dhe qe nuk harrojnë kurrë te mbulojnë me vëmendje partnerin/en e tyre. Te filloni një dite te re duke qene te vetëdijshëm për te mirat qe keni ne lidhjen tuaj ne çift është një metode shume e mire për te qene pozitiv dhe te lumtur.

Një tjetër sekret për te pasur një lidhje te lumtur është ajo për te mos menduar se ekziston mundësia e divorcit, shume e shpeshtë ne ditët e sotme. Kjo nuk do te thotë qe situata ekstreme me abuzime dhe tradhti duhet te justifikohen dhe te pranohen, por nëse për çdo zënkë, mendimi i pare është se martesa mund te zgjidhet, do tentoni te merrni një sjellje negative ne lidhje me problemet ne çift. Mendoni, qe lidhja martesore është përgjithmonë, kjo ndihmon me shume ne favor te kompromiseve.


Nëse jemi te martuar, tashme mbaroi

Martesa nuk është një gjë e thjeshte, kushton shume lodhje, impenjim te vazhdueshëm dhe te përditshëm. Është e gabuar nëse mendoni se martesa mund te mbahet vet. Nuk është aspak kështu. Marrëdhënia mes burrit dhe gruas mund te krahasohet me zjarrin, qe duhet ti hedhesh dru për ta mbajtur te ndezur. Kjo do te thotë qe te rezervoni një pjese te ditës vetëm për përkëdheljet, zë një vend shume te rëndësishme ne shëndetin e çiftit. Nuk duhet ti lejoni impenjimeve te lidhura me punën te ve ne rrezik martesën tuaj. Një sekret tjetër është te qeshni. Mos merrni çdo seriozisht është ilaçi me i mire për te mos vërejtur me një site defektet, manite personale apo shenja e kohës ne trup. Se fundmi, një truk i fundit, çelësi i lumturisë për një martese nuk varet kurrë nga faktorë te jashtëm. Ajo e vërteta, është lumturia qe kultivohet dite pas dite dhe qe lejon te shihni gotën gjysme te mbushur.

No comments :

Post a Comment