facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

26 February 2014

Tregimi shokues i truprojës për Angelina Jolie

Një ish-truproje anonim i Angelina Jolie-t dhe Brad Pitt-it, thotë se ka vendosur të zbulojë të vërtetën rreth aktores, e cila para mediave tregohet si një nënë shembullore dhe një bashkëshorte e përkryer. Personi në fjalë në një intervistë për mediat amerikane, tregon se për çiftin e famshëm ka punuar me vite.

Por ai thotë se Angelina, përveç ndaj punëtorëve të saj, ajo jo rrallë herë është sjellë vrazhdë edhe ndaj Brad-it dhe fëmijëve të tyre. “Angelina ka dy fytyra, private dhe publike. Fëmijët e saj i keqtrajton në atë mënyrë, që hesht derisa ata qajnë, duke mos shprehur aspak keqardhje. Sipas mendimit tim, ajo është një fanatike që nuk ka fare durim. Nuk ka aspak mirësi në vete”, thotë ish-truproja.

Nga ana tjetër ai pohon se për dallim nga Angelina, Brad ka shumë më shumë durim me fëmijët. “Brad është një baba i kujdesshëm, i cili punon shumë më fëmijët e tij. Nuk ka ndodhur që ai t’i keqtrajtojë ndonjëherë fëmijët”.
Kur bëhet fjalë për lidhjen mes Brad-it dhe Angelina-s, ai thotë se mes tyre nuk ekziston më fare, ajo dashuri që e kishin në fillim të lidhjes.

No comments :

Post a Comment