facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

02 February 2014

Tregu i BlackBerry-t në SHBA i afrohet pikës zero

BlackBerry përbënte pothuajse 0% të tregut të smartfonëve në SHBA në tremujorin e fundit të vitit 2013, sipas një vëzhgimi të realizuar nga firma kërkuese e tregut CIRP. Një shifër e frikshme për kompaninë duke marrë parasysh që edhe telefonët e tjerë më të dobët se ato të saj përbënin 3% të të gjitha shitjeve.

Tregu amerikan vazhdon të dominohet fort nga iPhone dhe Androidi, të cilat përbënin përkatësisht 48% dhe 46% të tij në muajt e fundit të vitit të kaluar. Ndërkohë, Windows Phone vazhdon të qëndrojë konstant me 3%.

CIRP llogarit vetëm të dhënat që vijnë nga përdoruesit e thjeshtë dhe jo bizneset, e cila ka qenë dikur pika e fortë e BlackBerry-t, një sektor që kompania po përpiqet në maksimum ta mbajë pas vetes. Gjithashtu, vlen të përmendet fakti se në sondazhin e CIRP kanë marrë pjesë vetëm 500 njerëz.

Ka vëzhgime të tjera të cilat e kanë favorizuar disi tregun e BlackBerry-t. Për shembull, një raport i muajit nëntor nga comScore, llogariste 3.5 përqindje tregu për BlackBerry-in, e cila edhe pse nuk është shumë, të paktën nuk është afër zeros.

Në përfundim, të gjitha këto studime tregojnë edhe njëherë vështirësitë me të cilat po përballet BlackBerry, veçanërisht në tregun amerikan. BlackBerry 10 dështoi të tërhiqte vëmendjen e konsumatorëve që në fillim dhe sot, një vit pas lançimit, vazhdon të mbetet shumë prapa konkurrentëve. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment