facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

02 February 2014

Vjehrrat: Aleate apo armike?

Cdo femër është ‘e dënuar’ për luftë me vjehrrën, së paku në një periudhë të jetës së saj. Lufta çdoherë bëhet për burrin, respektivisht të birin e saj.
Nuk dakordoheni me vjehrrën dhe keni përshtypje se detyra e saj kryesore është që t’ua nxijë jetën juve? Nuk jeni as e para, e as e fundit që ndjehet ashtu. Raporti mes te resë dhe vjehrrës gjithmonë ka qenë problematik, nga ana tjetër edhe shumë miqësor. Në disa popuj nga kohët e lashta besohet se femrat në këtë relacion nuk mund të funksiononin bashkarisht.
Kuptohet, kjo nuk është e vërtetë, edhe pse për hir të vërtetës, konfliktet në mes tyre janë relativisht të shpeshta. Psikologët shpjegojnë se në thelb të këtij problemi gjendet lufta për dashurinë e të birit, respektivisht dashurinë e burrit. Ekzistojnë tipa të ndryshëm të vjehrrave, njihni ato në mënyrë që të mund t’i tejkaloni problemet sa më lehtë.

Aleatja
Ajo në fillim është tërësisht e magjepsur pas jush, sepse mendon se ka fituar shoqe të re. Mirëpo, pas një kohe të caktuar do të dëshirojë që nëpërmes jush te ndryshojë birin e saj. “I thuaj të vesh diçka të mirë, ty do të dëgjojë” ose “A të duket se është duke pirë shumë”: këto janë vetëm disa nga fjalitë të cilat do t’i thotë dhe do të tentojë që t’ju përzihet në jetë. Kuptohet, kritikat me vend duhet të vlerësohen, por problemet krijohen nëse fillon t’ju krijojë ngarkesë. Mjeti më i mirë kundër sjelljes së këtillë është sinqeriteti. Shpjegojani vjehrrës se nuk jeni e gatshme të bëheni pjesë e manipulimeve të saja. Nëse partneri juaj ka ndonjë mangësi, ai duhet të dëshirojë që ta përmirësojë vetë. Ju duhet t’i ndihmoni, e jo të lidhni aleancë me nënën e tij dhe t’i punoni pas shpine.

E gjithëdijshmja
Ajo di të fërgojë mishërat më të shijshëm, ajo di ku gjenden veshjet më të lira, ajo e di se kur është më së miri të shkohet në pushime verore, ajo di se si duhet të edukohen fëmijët… Po, ajo është e gjithëdijshmja dhe nuk e fsheh se është më kompetente se ju për gjithçka, sepse ajo ka 20 e më shumë vite që i është përgjigjur djalit të saj, e kjo nuk mund të ndryshohet brenda natës. Nëse futeni në luftë, vetëm do t’a thelloni konfliktin. Në situata të këtilla më së miri është të reagoni me kthjelltësi. I thoni asaj “mish pule kaq me shije e kam ngrënë vetëm tek ju, por sidoqoftë do të dëshiroja të provoja këtë recetën e re”. Mirëpo, nëse fillon shumë të prekë në intimitet, duhet të bëheni direkte: “e kuptoj plotësisht se çfarë kishit ndërmend, por ne kemi vendosur të bëjmë diçka tjetër”.

E rezervuara
Kur t’ju takojë, flet vetëm me birin e saj dhe kohë pas kohe ju drejtohet juve me disa fjali stereotipe. Distanca e saj ju krijon shqetësim dhe ju fyen. Bëne hapin e parë i cili do ta rregullojë atmosferën e tendosur; telefonojini, vizitojeni, i blini asaj ndonjë gjë të vogël. Në fund të fundit, që të dyja doni të njejtin mashkull dhe është shumë e natyrshme që të afroheni me njëra-tjetrën. Nëse edhe pas kësaj ajo mbetet e ftohtë, atëherë s’ka ndihmë. Duhet t’a pranoni si të tillë. Sidoqoftë, më e rëndësishmja nga të gjitha është që partnerin mos t’a ngarkoni me fjalë se psh. se nëna e tij është e papërballueshme, sepse kjo gjë e dëmton lidhjen tuaj. Secili njeri është i ndjeshëm ndaj komenteve për familjen, sidomos për nënën.

Vjehrra e ligë
Një lloj i ligë i një nëne e lidhur shumë për të birin. Ajo do të përpiqet t’i thotë atij se si ju gjithçka e bëni gabimisht. Nuk frenon veten që publikisht t’ju qortojë sa herë që i jepet rasti. Pas kësaj, kuptohet, ngazëllehet. Pse e bën këtë? Sepse frikesohet se do t’a humbasë djalin përgjithmonë. Çfarë të bëni? Ky është një skenar klasik ne nje shtepi ku jetojnë disa gjenerata. Atëherë e reja dhe vjehrra që në start e fillojnë luftën për pushtet, sepse në interes të të dyjave është që të luftojnë për fuqi (pushtet). Grindjet e hapura në këto raste nuk mund të shmangen. Partneri juaj duhet të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë i duhet bërë e ditur nënës së tij shumë qartë. Ajo është zgjidhja e vetme.

Viktima e përjetshme
Fjalia e saj standarde është “asnjëherë nuk keni kohë për mua!”. Ajo me shumë dëshirë çdo ditë do të vinte për t’ju hekurosur, përgatitur ushqimin dhe për t’ju ndihmuar. Nëse e refuzoni, do të sëmuret ose do të bëhet depresive, dhe do të mundohet që të ledhatuarit të saj t’ia imponojë ndjenjën e fajësisë. Ky është një rast shumë delikat, sidomos nëse ajo është e shkurorzuar ose e vé. Çfarë të bëni? Zgjidhja e vetme është kompromisi. 
I lejoni që të vijë kohë pas kohe tek ju dhe t’ju ndihmojë, por edhe inkurajone që me shoqet e saja të shkojë në ndonjë pushim, që të krijojë njohje të reja.

Megjithatë, nuk ta mëson shkenca atë që e ke edukatë, ka njerëz të tillë që i përmirësojnë të tjerët me vetë shembullin e tyre, atëherë do të jesh vërtet në harmoni.

Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment