facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

01 March 2014

A janë ekranet e safirit e ardhmja në botën e smartfonëve

Ka pasur shumë fjalë në qarkullim për ekranet e safirit në smartfonë dhe më së shumti është folur për iPhone 6, produkti i radhës që pritet nga Apple. I ditur është fakti që Apple ka blerë safir në sasi të mëdha nga një kompani, gjë që i jep më shumë nxitje këtyre thashethemeve.
Por jo vetëm, sepse përdorimi dhe shitja me sukses e smartfonëve me ekran safiri nga Apple, do ta sillte ekranin e safirit në botën e smartfonëve më gjerësisht. Por saktësisht, çfarë janë ekranet e safirit?

Të gjithë e njohim safirin si gur të çmuar. Por nuk është vetëm kaq. Ai është një formë e kristalizuar e oksidit të aluminit që ka një ngjyrë natyrale blu për shkak të elementëve si hekur dhe titan, në sasi të vogla. Ka pak kohë që safiri përdoret si në rastin e orëve Tag Heuer dhe në ushtri, në armaturën e tejdukshme të makinave të rënda. Safiri është një ndër materialet me rezistencë më të lartë pas diamandit. Prandaj, ekranet e safirit nuk do ta kishin problem gërvishtjen apo thyerjet e zakonshme që rëndom pësojnë smartfonët në ditët e sotme. Xhami i tyre, në dukje thjesht tradicional, do të ishte shumë më i fortë dhe i përforcuar. Edhe pse mund të mos jetë antiplumb, siguria nga gërvishtjet, krisjet dhe thyerjet kur bie telefoni në dysheme do të ishte më e madhe.

Apple ka pak kohë që e përdor safirin, por në sasi të pakta. Më saktësisht, për modelin e fundit të iPhone 5S, Apple ka përdorur safir për të mbuluar sensorin e gishtit Touch ID dhe lentet e kamerës. Konkurrenti më i madh i ekranit të safirit, momentalisht është Gorilla Glass. Por në fakt, Gorilla Glass do të “ndjejë” shumë më shumë presion për këtë. Pajisjet më të fundit në botën mobile përdorin Gorilla Glass për ekranet e smartfonëve dhe tabletëve. Numri shkon në rreth 1.5 miliard pajisje. Por kjo mund të ndryshojë shpejt pasi nuk ka nevojë për shumë analizë për të dalë në përfundimin që Gorilla Glass nuk është i të njëjtit nivel si një ekran safiri. Gorilla Glass është xham i forcuar në mënyrë kimike, por safiri është shumë më i mirë për fortësi e rezistencë, rreth katër herë më i fortë se Gorilla Glass.

Një ndër problemet e ekraneve të safirit është pesha. Duke qenë material i koncentruar dhe realisht, metal (për shkak se është një formë e aluminit), ai është shumë më i rëndë se ekrane të tjera, përfshirë Gorilla Glass. Një problem tjetër qëndron dhe në çmim. Safiri është gur i çmuar dhe mineralet e tij mund të kushtojnë. Kjo kosto normalisht që do të shtoheshe në çmimin e smartfonit. Por gjithsesi, duke qenë se Apple tashmë e ka porositur një sasi të mirë safiri, mund të mendojmë që koha kur do ta shohim një smartfon me ekran safiri nuk do të jetë e vonë. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment