facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

01 March 2014

“Arifikmeti”: Mos e keqpërdorni emrin tim për qëllime politike

Aktori i mirënjohur, Xhevdet Jashari, i cili ka rolin e Arifiktmetit në serialin popullor "O sa mirë" ka reaguar së fundmi për atë se disa kanë hapur fan - faqe në Facebook me emrin e tij, duke i përdorur ato për qëllime politike.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të aktorit Jashari:

-Te dashur miq,

Ne disa “fan page” qe kane te bejne me Arifikmetin apo me serialin “O sa mirë” jane paraqitur disa shkrime dhe komente me ngjyrime politike. I lus te gjithe ata qe kane nevoje per komente te tilla te mos e bejne nje gje te tille pasi vet personazhi Arifikmeti nuk ka parti politike, dhe nuk ai komenton ngjarjet politike neper internet por aty ku edhe e kane vendin per t’u komentuar ne serialin “O sa mire”. Me vjen mire qe personazhi i Arifikmetit eshte pritur shume mire nga populli, kjo me motivon qe te vazhdoj me punen profesonale per te mos I zhgenjyer te gjithe ata qe e pleqejne serialin “O sa mire, dhe personazhin qe interpretoj unë.

I lust edhe nje here te gjithe ata admin te faqeve qe mos e njollosin personazhin me qendrime dhe ngjyrime partiake, pasi Arifikmeti nuk ka parti politike, dhe nuk ka nevoje te kete parti, pasi ai e ka krejt popullin.

Burimi: Kurir

No comments :

Post a Comment