facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

27 March 2014

Çfarë mund të bëni me lëvoren e portokallit

Sot radhën e ka lëkura e portokallit. Në fillim duhet t’ju paralajmërojmë që të blini fruta, lëkura e të cilave nuk është stërpikur me pesticide, sidomos nëse ato duam t’i shfrytëzojmë në ushqime apo për trajtim të fytyrës.
Në të kundërtën lajini mirë portokallet me ujë të ftohtë që t’i pastroni pesticidet.

Për pastrim Njollat e ujit. Nëse ju nervozojnë njollat e ujit që krijohen në cezëm, ato mund t’i hiqni duke i fërkuar me pjesën e brendshme të lëvores së portokallit.

Shkëlqimi i mobilieve prej druri Pjesa e bardhë e lëvores së portokallit mund t’ua kthejë shkëlqimin mobiljeve të vjetra prej druri.

Preparat për pastrim Vendoseni lëvoren në një kavanoz të qelqtë, shtoni pak uthull të bardhë dhe lëreni disa javë në frigorifer duke e përzier kohë pas kohe. Pas disa javësh, kullojeni lëngun, futeni në një bombolë të veçantë për stërpikje dhe përdoreni për preparat pastrimi për dyshemenë apo xhamat.

Për përzënien e insekteve. Mizat, buburrecat, mishkonjat nuk i duan disa komponente që gjenden ne lëvoren e portokallit, prandaj vendosini në një pjesë të dhomës për t’i larguar insektet.

Për freskim të mjedisit Portokalli ka një erë të veçantë dhe shumë freskuese. Nëse e thajmë në furrë lëvoren e tij, e bluajmë mirë dhe vëmë në ca torba të vogla mund ta freskojmë gjithë shtëpinë.

Për largimin e erës nga rrobat Vendoseni lëvoren në një qese të vogël dhe pastaj vëreni në këpucët që dëshironi t’ua largoni erën. Deri në mëngjes nuk do të mbetet asgjë nga era e rëndë e këpucëve.

Piling për trupin Ky është pilingu më i thjeshtë që mund ta bëni. Vendoseni në një fashë një lëvore portokalli, lidheni dhe përdoreni në vend të shpuzës gjatë dushit. Ky trajtim do ta bëjë lëkurën tuaj më të butë dhe më të shkëlqyeshme.

Bëni lule Lëvoret e portokallit mund t’i shfrytëzoni edhe si dekorativë, duke i prerë në atë mënyrë që të mund të formojmë lule dekorative prej tyre.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment