facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

28 March 2014

Gold Ag: Shikon qartë!

Reperi shumë i përfolur kohëve të fundit për shkak të hitit të tij të titulluar "Shqiptar", ka hapur sytë e shumë bashkatdhetarëve të tij duke i drejtuar në një këndvështrim real të situatës. Shumë fjalë të tekstit repist, edhe pse në shprehje të REP-it paksa banale, tregojnë realitetin e hidhur të Kosovës sot.
Shumë nga mediat e kanë refuzuar një paraqitje të pastër të qëllimit fisnik duke e stereotipizuar këngëtarin për ta heshtur zërin e së vërtetës. Gjithkush në demokraci mund të flas gjithçka, mirëpo ajo që vërehet është që Gold AG, tentohet të censurohet. Kush do të jetë shkaku për këtë? Ndoshta moslargimi i një hijeje që kanë njerëzit rreth punëve të cilat paraqiten si përparuese për shtetin, ndërsa në prapavijë nuk bëjnë gjë pos dërgimin e vendit në një humnerë të pafund.

Është lehtë të devijohet masa e cila është e dhënë pas pasurive materiale, mirëpo rëndë të devijohet ajo që është e dhënë pas idealeve dhe moralit. Vetëm kjo e fundit mund ti pengojë qëllimet dhe punët, që Gold AG, ka marrë përsipër t'i prezantojë më pastër se kurrë. LUFTA përfundoi Kosovë, por mbaje mend që LUFTA MË E MADHE E NJERIUT, ËSHTË ME VETEN E TIJ!

- Anonim

No comments :

Post a Comment