facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

01 March 2014

[VIDEO] Sytë e zëvendësojnë mausin

Imagjinoni sikur faqet t`i ndërroi vetëm me një shikim, apo prerjen e frutave në lojën “Fruit Ninja” vetëm me një lëvizje të syrit. Këto janë vetëm disa nga mundësitë që sjellë pajisja e re “EyeTribe”.

Gjurmuesi “EyeTribe” kushton vetëm 99 dollarë dhe funksionon përmes sensorëve me rreze ultravioletë të cilat përcjellin lëvizjen e syrit të përdoruesve.

Me shpikjen e kësaj pajisje, vihet në dyshim përdorimi i miut sepse tani çdo gjë mund të kontrollohet përmes syrit, madje edhe klikimet mund t`i realizoni me sy.
Shpikja më e re e danezëve mund të vendoset në ekranet e kompjuterëve dhe në tabletët Microsoft Surface Pro. Firma gjithashtu ka njoftuar se tani teknologjia është e gatshme edhe për pajisjet Android.

Për të instaluar “EyeTribe” në një kompjuter, përdoruesi duhet të shtojë disa kode në sistemin operativ. Sidoqoftë, teknologjia më e re mund të përshtatet edhe në telefonat e mençur, për shembull në kamerën e parë të tyre.

Mund te ndiqni videon ketu:



Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment