facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

10 April 2014

Çfarë miliarderi modest!

Investimet miliardere të ditëve të fundit kanë konfirmuar se Mark Zuckerberg, themelues i “Facebook”, dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan, janë personat më të pasur në planet dhe miliarderët më të rinj në moshë të të gjitha kohërave.

Sipas burimeve zyrtare vetëm vitin e fundit Zuckerberg ka fituar 3.3 miliardë dollarë. Por, pavarësisht këtyre shifrave ai nuk e ka ndryshuar stilin e tij të jetesës.

Blerja e tij më e shtrenjtë është apartamenti 90 milionë dollarësh në New York. Sigurisht që ai ka investuar në pasuri të patundshme dhe pse pjesën më të madhe të tyre e ka dhënë me qira, por së bashku me gruan e tij Zuckerberg merr pjesë në shumë aktivitete bamirësie dhe financon një numër të madh misionesh edukative.

Pra jeta e të dy miliarderëve të rinj është shumë larg luksit të shfrenuar që ata shumë mirë mund t’i lejonin vetes nëse do të donin./Shekulli Online/ E.L./

No comments :

Post a Comment