facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 April 2014

Ëndrra bëhet realitet, vjen roboti që lexon librat për ju

Ëndrra bëhet realitet, vjen roboti që lexon librat për juMakina që lexon libra ka qenë ëndrra e të gjithëve ne. Tashmë kjo ëndërr është bërë realitet, e për ta realizuar atë mjafton vetëm një Lego, një kompjuter Raspberry Pi dhe një kamera.
Shpikja më e re e cila quhet BrickPi Bookreader, është në gjendje të shfletojë dhe të lexojë me zë të lartë pjesën e një libri, pa pasur nevojë për ndërhyrjen e një njeriu.
BrickPi Bookreader mbështetet tek kompjuteri Raspberry Pi, i cili përdoret për të kthyer faqet. Sipër është një krah ku është vendosur një kamera e cila i bën foto tekstit, poshtë është një gominë e cila lëvizë në dy drejtime në mënyrë që të shfletojë faqet e librit.

Falë një softueri dhe një altoparlanti pajisja është në gjendje të lexojë librin me zë të lartë ndërkohë që një lidhje me valë dërgon fotot e grumbulluara direkt nga Google Docs, aplikacioni i Big G për të ruajtur, lexuar dhe shpërndarë dokumentet në internet.

Modeli i shfaqur në figurë është projektuar për të funksionuar me të gjithë tabletët Android dhe iPad mini, pajisje të të gjitha përmasave. E bukura e kësaj pajisje është se të gjithë mund ta krijojnë një të tillë. Krijuesit e saj kanë bërë të mundur që të gjithë të shohin në internet projektin dhe programin, bashkë me një udhëzues që tregon se si funksionon kjo pajisje.

Pjesët që duhen për krijimin e kësaj pajisje mund t’i gjeni në internet dhe kushtojnë gjithsej 250 euro. Jo keq për dikë që dëshiron të ketë në shtëpinë e tij një robot i cili lexon gjithçka që ai dëshiron.

Burimi: RTV21

No comments :

Post a Comment