08 April 2014

“Gjobë” për darkën me Putin-in

Për një darkë me Vladimir Putini, nuk respektoi kontratën dhe tani rrezikon të përballet me gjyqin. 

Episodi daton 4 vite më parë, por procesi është duke u përgatitur dhe aktorja e famshme ialiane, Ornella Muti nuk ka shumë argumente në mbrojtje të saj. 

Nëntorin e 2010-ës, ajo duhet të interpretonte në pjesën “Cifuti” të Gianni Clement-it, ku ishte protagoniste, por për shkak të pretendimeve së është “shumë e sëmurë”, shfaqa u anulua. Ndërsa aktorja, po atë mbrëmje u fotografua nga paparacët duke darkuar me Putin-in, asokohe kryeministër.

Një veprim i nxituar, i cili mund t’i kushtojë shtrenjtë: 59-vjeçarja rrezikon dënimin për mashtrim e përpos kësaj, do të detyrohet t’i paguajë teatrit edhe një shumë të kripur parash. 

Pretendonte se kishte laringit akut, temperaturë të lartë, kollë dhe se nuk fliste dot, pasi nuk kishte zë. Por pikërisht atë ditë, shfaqet në formë të shkëlqyer në krah të Vladimir Putin-it në një mbrëmje bamirësie për fëmijët e sëmurë me kancer, thotë akuza. 

Prokuroria e Romës po verifikon ndër të tjera dhe mundësinë e paraqitjes së një akuze tjetër, atë të nxitjes në gabim të mjekut që i ka lëshuar vërtetimin e sëmundjes, i cili u pa qartë, se nuk i korespondonte realitetit. 

Burimi: 24orë

No comments :

Post a Comment