facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

18 March 2013

Metodat më të shëndetshme të zierjes


Kjo metodë është më së miri të përdoret për përgatitje të mishit dhe peshkut. Skara duhet të jetë e nxehur mirë para gatimit. Temperatura pastaj mund të përshtatet me ngritjen apo uljen e llamarinës. Disa lloje të mishrave, si salsiçet ose suxhuku përmbajnë për së tepërmi yndyrë për skarë, por mishi më pak i yndyrshëm si mishi i pulës ka nevojë vetëm për pak vaj. Skara po ashtu është zgjidhje e mirë për përgatitjen e perimeve si domatet, kërpudhat dhe specat.
Bëhet fjalë për metodën e gatimit në rrjetën metalike, në temperaturë më të larë, zakonisht në skarë. Metoda është e shpejtë dhe e shëndetshme dhe shfrytëzon më pak vaj sesa fërgimi dhe ushqimit i jep pamje atraktive. Telat janë idealë për copat e imëta të mishti, si edhe për peshk. Peshku në rrjetë teli është mënyrë tradicionale e përgatitjes së ushqimit në disa vende bregdetare. Peshku, i cili thahet nga lagështia e tepërt, vendoset në rrjetin shumë të nxehur, dhe gjatë pjekjes lyhet me rozmarinë të lagur në vaj ulliri. Kur piqet peshku, vendoset në pjatë derisa është ende i butë dhe i nxehtë dhe në të qitet përzierja e veçantë e vajit të ullirit shtëpiak, uthullës, hudhrës së prerë imët, majdanozit, kripës dhe piperit. Gatimi në folie Copa të ushqimit mund të mbështillen në folien e aluminit, dhe pastaj të zihen në mikrovalë ose në avull. Gjatë këtij procesi mbesin të gjitha aromat dhe nutrientët e nevojshëm. Kjo është mënyrë e mirë për të përgatitur peshkun ose mishin me pak yndyrë, i cili në furrë ose skarë mund të thahet. Gatimi në avull Për këtë mënyrë gatimi e nevojshme është që ushqimin ta vendosni mbi ujin e nxehur që avullon. Aroma natyrore, ngjyra, forma dhe tekstura, si edhe vitaminat dhe mineralet, në këtë mënyrë mbesin në ushqim, çka gatimin në avull e bën zgjidhje shumë të shëndetshme. Në ujë mund të shtohet edhe qepa e prerë, perimet e prera si selino ose kopri, copëza limoni, erëza të freskëta, ashtu që aromat e tyre përshkojnë ushqimin derisa gatuhet. Edhe pse ushqimi mund të lyhet me mëlmesa para se të vihet në avull, kurrë mos i kriposni perimet, sepse kripa do të tërheq materiet dhe vitaminat ushqyese.

No comments :

Post a Comment