facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

17 April 2013

Gjithkush që njoftohet me 'Islamin real' dashurohet në të!

“Religjioni nuk duhet t’i ndajë njerëzit dhe të sjellë luftëra. Religjionin e ka krijuar Zoti për të jetuar në një komunitet. Unë jam katolik, por feja e Oezilit është më e mirë. Nuk e kam ditur se myslimanët janë kaq të sinqertë dhe të ndershëm, siç është Oezil. Tash nuk e di, por ndoshta ndonjëherë bëhem vëlla mysliman i Oezilit”, ka deklaruar Cristiano Ronaldo.
Portugezi kohë më parë ka qenë viktimë e një fotomontazhi në rrjetet sociale, ku u publikua një fotografi në të cilën ai mbante mbishkrimin në arabisht “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”. Mirëpo, më pas u kuptua se bëhej fjalë për një fotografi të manipuluar.
Ronaldo në disa raste i ka ndihmuar palestinezët, sidomos fëmijët. Kujtojmë që në fund të vitit të kaluar, ai shiti “Këpucën e Artë” për 1.5 milion euro dhe paratë i dhuroi për ndërtimin e shkollave në Gaza. Nga ana tjetër, ai ka bërë veprime anti-izraelite duke qenë se është kundër dhunës që ky vend ushtron mbi palestinezët. Të gjitha këto, jo rrallë herë janë shfrytëzuar për të përhapur spekulime se portugezi e ka pranuar islamin.

No comments :

Post a Comment