facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 May 2013

Mal i Zi: Hidhen në lum dy të dashuruar


Djali dhe vajza kanë kërcyer në lumin Cijevno në Podgoricë sepse kundër dashurisë së tyre ka qenë familja e vajzës, shkrina sot medie malazeze. Me reagimin e shpejtë të policisë ata shpëtohen dhe kështu evitohet tragjedia.Çifti podgoricas – vajza A.K (18 vjeçare dhe Z. T  (20 vjeçar) shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë. 

Kundër dashurisë së tyre të madhe që nga fillimi i lidhjes ka qenë familja e vajzës për ç’shkak dy të rinjtë u hodhën në lumin e fryrë.

Si ç theksohet pas grindjes prindërit e vajzës, të cilët e kundërshtonin martesën, çifti i ri shkoi tek ura dhe nga ajo dorë për dore u hodh në lum.

Policia, pas shpëtimit i dërgoi në spital dhe derisa mjekët përkujdeseshin për shëndetin e tyre, në oborr të spitali ndodhi konflikti ndërmjet familjes së vajzës dhe asaj të djalit. Policia ndërhyri dhe i arrestoi të dy palët.

No comments :

Post a Comment