facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

10 May 2013

Uthulla e mollës - për shëndet dhe dobësim (disa receta)


Uthulla e mollës e ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon me rastin e sëmundjeve të fytit, tretjes së çrregulluar, metabolizmit dhe qarkullimit të dobët të gjakut dhe, gjithashtu e ruan linjën e trupit. Ndiqni më poshtë recetat kundër lodhjes, kundër dhimbjeve në nyja, për humje të peshës dhe kundër venëve të zgjeruara.
Kundër lodhjes kronike duhet përzier tri lugë të vogla me uthull molle me një filxhan me mjaltë dhe masa e fituar të vendoset në kavanoz. Çdo mbrëmje para fjetjes të konsumohen dy lugë të vogla të kësaj përzierjeje. Përveç kësaj, ekziston edhe një mënyrë tjetër e konsumimit. Një lugë e vogël me uthull mund të përzihet në një gotë me ujë dhe të pihet gjatë kohës së drekës.

Kundër dhimbjeve në nyja gjatë natës duhet t'i mbështillni vendet me dhimbje me pëlhurë, të cilat janë lagur mirë me uthull të mollës. Mbi të e vendosni një stof të leshtë, Përveç kësaj, gjatë secilit vakt duhet pirë një gotë ujë, në të cilën janë përzier dhjetë lugë të vogla me uthull molle.

Për humbje të peshës për çdo mëngjes me stomak të zbrazët, duhet pirë një gotë ujë një deri në dy lugë të vogla me uthull molle. Ose, gjatë secilit vakt të pini një gotë ujë me dy lugë të vogla me uthull. Humbja e kilogramëve arrihet për shkak se uthulla e mollës ndikon në djegie më të shpejtë të indeve të tepërta yndyrore.

Kundër venave të zgjeruara për çdo mëngjes dhe mbrëmje, lëkurën mbi venat e zgjeruara duhet ta fërkoni me uthull të pastër molle. Përveç kësaj, duhet që edhe dy herë në ditë ta pini nga një gotë ujë me dy lugë të vogla të uthullës. Terapia zgjat një muaj.

No comments :

Post a Comment