facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

01 June 2013

Di Caprio - sërsih afër shqiptareve


Bleona, e cila është e pranishme edhe në Evropë, është fotografuar në një moment që tentonte t’i afrohej aktorit hollivudian. Bleona ka qëndruar në Kanë, ku ka marrë pjesë në mbrëmjen gala “Amfar”, e cila organizohet për bamirësi, me qëllim mbledhjen e fondeve për shërimin e sëmundjes së AIDS-it. Nga mbrëmja është shpërndarë kjo foto, ku Bleona duket e veshur me të bardha, duke pozuar afër Leonardo Di Caprios, pranë të cilëve ka qenë dhe Sharon Stone, pasi ka qenë e mbushur me yje të kinematografisë, modës e muzikës botërore.

Mania e Bleonës për t’u shfaqur para njerëzve me famë është vënë re edhe nga gazetarët e huaj. Pak javë më parë, ajo u bë objekt i një shkrimi ironizues nga një gazetar i “Daily Mail” për mënyrën se si ajo kishte menduar t’i afrohej princit Harry të Anglisë.

No comments :

Post a Comment