facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

01 June 2013

Që të keni zemër të shëndoshë - Mjafton edhe vetëm 1 javë pushime

Edhe vetëm një javë pushime mbron zemrën, ndërsa heqja dorë nga pushimet në tërësi shkakton depresion dhe shqetëson organin, duke e bërë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve. 

Sipas ekspertëve të mbledhur në Kongresin e mjekëve në Firence të Italisë, mungesa e pushimit dhe tensioni i lartë rrisin rrezikun e depresionit dhe ankthit, të cilat rrjedhimisht rrisin rrezikun e infarktit dhe iktusit, transmeton Top-Channel. 

Rreziku në fjalë është më i lartë edhe për arsye se zemra dhe venat, nëse nuk “fiket truri”, janë më të ekspozuara ndaj problemeve kardiovaskulare si hipertensioni dhe aritmia. 

Por mjekët sigurojnë se mjafton vetëm një javë pushime për të reduktuar rrezikun, sidomos për të moshuarit ose subjektet me dy apo më shumë faktorë rreziku kardiovaskular që heqin dorë nga pushimet. 



Studimi i kryer në mbi 30 pacientë, që kishin pasur një atak në zemër, tregon se tensioni muskulor shkaktohet në 61 për qind të rasteve nga probleme socio-ekonomike dhe izolimi social, kurse në 34 për qind të rasteve nga vështirësitë në punë dhe familje. 

Këta faktorë rrisin me 30 për qind rrezikun për depresion dhe ky i fundit nga ana e tij rrit me 20 për qind mundësinë për sëmundje kardiovaskulare, si infarkti dhe iktusi (gjakderdhja në tru).

Të rekomanduara për ju artikujt:







Trupi juaj e do gjumin e pasditës! 

No comments :

Post a Comment