facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

18 May 2013

Francezët - populli më arogant në Europë


Britania e Madhe e Franca, përfundimisht për diçka janë pajtuar: Francezët janë populli  më arrogant në Europë.  

Ky është rezultati i një hulumtimi amerikan, që kishte për qëllim të marrë vesh se çfarë mendojnë popujt evropianë për njëri tjetrin.
Britanikët mendojnë se fqinjët e tyre përtej kanalit janë populli më arrogant dhe se më së paku mund t’i besohet. Është interesante se edhe vetë francezët e kanë vlerësuar veten edhe më arrogantët dhe më pak arrogantët në Europë. Gjermanët të gjithë i vlerësojnë për popull të cilit mund t’i besohet, por kështu mendojnë edhe grekët për vete. 

 Italianët e kanë vlerësuar veten si popull të cilit më së paku mund t’i besohet, por që janë më së shumti solidarë, ndryshe nga ç’e shohin Gjermaninë vendet Britania, Spanja, Italia, Çekia dhe Polonia, si më pak solidare. 

Në bazë të hulumtimeve që ka bërë Pew Research Centar  në Britani të Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Greqi, Poloni e Çeki, hulumtuesit amerikanë kanë konstatuar se BE-ja është “i sëmuri i ri i Europës”.  

No comments :

Post a Comment