facebookgoogle plusrss feedmesazh

18 May 2013

Pas 23 vitesh gjen familjen me "Google Maps"


Luo Gang, pasi u grabit rrugës për në kopsht në provincën kineze të Sichuan 23 vjet më parë dhe u dërgua në një qytet shumë të largët, më në fund ka gjetur familjen e tij pas shumë vitesh kërkime, bëjnë me dije disa raporte të medias kineze. Njofton Krokodili.com.
Çuditërisht, Luo mundi të gjente familjen e tij me ndihmën e një mjeti të thjeshtë, që njerëzit e përdorin çdo ditë dhe ai është Google Maps.
Luo ishte vetëm pesë vjeç kur u zhduk nga një qytezë e vogël afër Guangan, në provincën jugperëndimore të Sichuan. Prindërit e tij e kërkuan, por më në fund u dorëzuan dhe birësuan një vajzë të vogël.
Ai ishte i vendosur të gjente prindërit e tij biologjikë. Ai vizatoi një hartë nga ato çfarë mbante mend rreth shtëpisë së tij, përfshirë edhe dy ura të dallueshme dhe tetorin e kaluar ai e ngarkoi atë në Baby Come Home, një shoqatë bamirëse e përkushtuar për gjetjen e fëmijëve të humbur përmes ndihmës së vullnetarëve.


Luo përdori Google Maps për të afruar qytetin Yaojiaba, dhe e kuptoi menjëherë se aty gjendej shtëpia e tij.
Luo u bashkua më në fund me familjen e tij dhe në nhaidu.com mund të shikoni fotot e bashkimit të tij të përlotur me familjen.

No comments :

Post a Comment