facebookgoogle plusrss feedmesazh

27 May 2013

Zbulohet arsyeja e të kruarit!

Studiuesit amerikanë i kanë rënë në gjurmë zgjidhjes së enigmës së të kruarit. Sipas tyre, një molekulë që është e vendosur në një qelizë specifike nervore në palcën e kurrizit është përcaktuese për këtë ndjenjë. Ata, siç njofton revista profesionale “Science” e së premtes, këtë zbulim e kanë bërë te minjtë dhe shpresojnë se edhe te njerëzit mund të jetë e njëjta gjë, transmeton Albinfo.Nga eksperimentet e bëra me brejtësit, hulumtuesit amerikanë kanë konstatuar se qeliza nervore pas prekjes së molekulës së ashtuquajtur Nppb dërgon një sinjal që truri e percepton sitë kruar.

Shkencëtarët e National Institut of Health (NIH) në Bethesda u kanë vënë minjve disa substanca që shkaktojnë kruarjen. Por, në rastet kur atyre u është hequr molekula Nppb ose qeliza nervore përkatëse, të kruarit nuk është paraqitur fare. “Ata, thjesht, nuk kruheshin më”.

Nppb bën pjesë në materiet e trurit që dërgojnë sinjale të ndjenjave nga një nerv te tjetri.

Pasi që sistemi nervor i miut është i ngjashëm me atë të njeriut, sipas shkencëtarëve të lartpërmendur, edhe të kruarit shkaktohet te njerëzit njësoj sikur te minjtë. Hulumtimet e fundit mund të çojnë në zhvillimin e medikamenteve që sulmojnë molekulën e përmendur, që shkakton të kruarit. Mirëpo, studiuesit thonë se problemi me molekulën e përmendur qëndron në faktin se ajo paraqitet edhe në organe tjera si në zemër, veshka etj. Për këtë arsye, përpjekja për ta kontrolluar molekulën në palcën kurrizore mund të shkaktojë efekte të padëshiruara anësore.

No comments :

Post a Comment