facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

02 June 2013

Njihuni me Karakteristikat e Windows 8.1

Të pasionuarit e desktopit do të gjejnë një surprizë në Windows 8.1, ose siç quhet ndryshe Windows Blue.

Butoni Start u rikthye, gjithsesi Start menuja jo. Në fakt klikimi i butonit më të famshëm të sistemit operativ do t’iu çojë në një ekrani modern të UI Start. Edhe pse sjell disa ndihmesa të dukshme, nuk është ajo për çfarë shpresonin ata që e kishin qejf butonin Start.
Një karakteristikë shumë më miqësore për tastierën dhe mausin do të bëjë debutimin në Windows 8.1. Përditësimi të jep mundësinë e butimit direkt në desktop duke e anashkaluar ekranin modern UI.

Në fakt mund të butosh në disa vendndodhje të ndryshme sipas dëshirës. Një opsion tjetër shton mundësinë e mbajtjes së backgraundit të dekstopit në ndërfaqen moderne. Nëse këto nuk ju mjaftojnë, do të jenë gjithashtu të disponueshme ngjyra të ndryshme të ekranit Start duke përfshirë disa elemente të animuara.

Mund të vendosni një slajd fotosh gjithashtu për kyçjen e ekranit duke dhënë ndjesinë e një kornize dixhitale. Gjithsesi risitë e reja të Windows 8.1 janë bërë për ambientin modern dhe jo desktopin. Përmirësimi më i dashur është modifikimi i shikimeve Snap. Jo më do të jeni të kyçur vetëm në dy aplikacione.

Windows 8.1 jep mundësinë për të modifikuar madhësinë e aplikacioneve Snap si dhe gjithashtu mund të keni shumë instanca të aplikacionit në formën Snap. Të gjitha aplikacionet e instaluara të reja nuk do të dalin më direkt në desktop, por do të jenë nën filtrin “New” në All Apps View.

Përdoruesit e Windows RT do të gëzohen të dëgjojnë se aplikacioni SkyDrive merr aftësinë për të ruajtur lokalisht. Aktualisht mund të përdorni SkyDrive për të parë skedat që janë të rezervuara në cloud. Stili modern PC ndryshon gjithashtu. Ka pasur shumë ankesa se si sistemi operativ ndryshon gjithmonë nga desktpoi në ndërfaqen moderne. Kjo gjë nuk do të ndodhe më.

Internet Exploret 11 do të bëjë debutimin e vet në Windows 8.1. Përmirësime të përgjithshme përfshijnë rifreskim më të shpejtë të uebfaqeve dhe performancë më të mirë touch. Windows Store dhe aplikacionet janë përmirësuar gjithashtu për sa i përket aspekteve të kërkimit që fuqizohen nga Bing. Të gjitha këto ndryshime do të jeni në gjendje ti gjykoni vet më 26 qershor kur Microsoft-i do ta nxjerrë atë zyrtarisht. 
Burimi: PCWorl Albanian

No comments :

Post a Comment