Se kurrë nuk është vonë për shkollim e ka konfirmuar rasti i meksikanes Manuela Hernandez, e cila në moshën 100-vjeçare e ka përfunduar shkollën fillore.
Ajo ka lindur në shtetin Oaxaca të Meksikës, në qershor të vitit 1913, një vit para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.
Manuela Hernandez e kishte braktisur shkollën në klasën e parë, për të ndihmuar familjen e saj të varfër. Ajo e ka vazhduar shkollën në vitin 1999, pasi ishte nxitur nga nipi e saj, dhe ka marrë një diplomë në një ceremoni speciale, transmeton portali Albinfo.
“Unë e dua shkollën, por për fat të keq nuk munda ta vazhdoj”, tha njëqindvjeçarja dhe premtoi se tashti do ta vazhdojë shkollimin e mesëm.
Por, kjo nuk e ndryshon gjendjen në shtetin Oaxaca. Në fakt, më shumë se gjysma e popullsisë nën 15 vjeç nuk e ka të përfunduar shkollën fillore, thonë zyrtarë nga Ministria e Arsimit në Meksikë.
No comments :
Post a Comment