facebookgoogle plusrss feedmesazh

27 June 2013

[VIDEO] Papagalli fluturon bashkë me pronaren e tij në motor

Në Tajlandë mund të shihet shumëçka interesante, por autori i kësaj videoje, Mike Sweek thotë se këtë që e prezanton ishte gjëja më e çuditshme që kishte parë qysh se ishte vendosur këtu. Ai kishte parë një vajzë mbi një skuter të zbukuruar dhe kishte nisur ta xhironte, por kur e afroi videon vuri re një detal të pabesueshëm – krahas skuterit po fluturonte edhe manari i saj, papagalli. 
Papagalli po e shoqëronte atë mbi skuter. 

Pronarja ekscentrike e papagallit gjithsesi tërheq vëmendjen me skuterin e saj mbi të cilin ka varur pushkën dhe një rrashtë me brirë, por gjëja më e çuditshme është manari i saj që fluturon krahas saj deri sa vozit.  Videon mund ta shikoni këtu:



No comments :

Post a Comment