Ditë më parë ajo është shprehur se po kalon pushimet në vendim më të bukur në botë në të cilin kishte qenë ndonjëherë.
Por duket se Miriam Cani nuk do të mbajë mend vetëm për këtë arsye ishujt Maldive. Kjo për faktin se ajo është befasuar nga i dashuri i saj Alban Skenderaj, i cili i ka propozuar asaj martesë dhe natyrisht ajo ka pranuar.
“Surpriza me e MADHE në jetë më erdhi dje gjatë eksperiencës së parë te zhytjes mes bukurive te oqeanit Indian. Albani me instruktoret kishte organizuar gjithçka pa dijeninë time dhe midis një shkrimi me PROPOZOI PËR MARTESË :)
Ndërkohe që mundohesha të merrja fryme NATYRISHT i ktheva vetëm një POOOOOO”, ka shkruar Miriami në rrjetin social Facebook, duke publikuar një fotografi të unazës që i kishte dhuruar Albani.
Ndërkohë lajmin në rrjetin social Facebook e ka publikuar edhe Albani i cili ka treguar emocionet e momentit të propozimit.“Zyrtarisht i fejuar. E bëra si burrat edhe pse dridhesha si fëmijë )”, ka shkruar ai.Lajmin e kanë mirëpritur fansat e të dy këngëtarëve derisa i kanë uruar.
No comments :
Post a Comment