Përfaqësuesja e Filipineve, Megan Jang, ka fituar titullin e Miss Botës për vitin 2013.
Përcjellëse e parë është shpallur francezja Marin Lorfelin, ndërsa në vendin e tretë ka dalë bukuroshja nga Gana, Naa Okaili Shuter.
Jang ka lindur në Amerikë, ndërsa në Filipine është zhvendosur kur ka qenë 10 vjeçe. Ajo studion regjinë digjitale.
Në mesin e pesë vajzave më të bukura në botë janë edhe përfaqësueset e Brazilit dhe të Spanjës.
Finalja e Miss Botës 2013 është mbajtur nën masa të rrepta sigurie në ujdhesën e Indonezisë, Bali.
Gara është kërcënuar ashpër nga grupet islamike.
Për titullin e më të bukurës së botës kanë garuar 129 vajza.
No comments :
Post a Comment