facebookgoogle plusrss feedmesazh

27 September 2013

Patatja lufton sëmundjet

Duket se shprehja “edhe bukë edhe gjellë’ për pataten, është mjaft e gjetur. Një studim i fundit ka treguar se patatet kanë më shumë vlera ushqyese sesa ngrënia e një bananeje, brokoli, arrës apo avokados. Ato janë të mbushura plot me vitamina dhe minerale ushqyese. 
Kërkuesit thanë se njerëzit gabojnë po të heqin dorë nga patatet dhe të hanë më shpesh gjërat e shtrenjta ndërkohë që këto janë dhe më të lira.
Patatja ka vitaminë C më shumë se në 3 avokado së bashku.

Studimi tregoi se nëse hani 2 herë patate në ditë ul presionin e gjakut si dhe fëmija duhet të hajë patate pasi ka vlera ushqyese më shumë sesa nga ngrënia e arrave apo farërave të tjera. Mjeku Sigrid Gibson kreu studimin në mënyrë të pavarur me Këshillin e patates. Sian Porter, konsulent diete në këshillin e patates tha: “Është e rëndësishme që të ketë një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve në dietën tuaj, por ndonjëherë njerëzit i nënvlerësojnë të preferuarat e vjetra si patatet dhe janë kthyer në ushqime që janë dhe shumë të shtrenjta duke i cilësuar si “super ushqime”.

Patatja është shumë e pasur me karbohidrate (sheqer në trajtën e amidonit) dhe me lëndë azotike (proteina), me vitamina dhe kripëra minerale, etj. Siç dihet, karbohidratet (sheqernat) janë burimi kryesor i vlerës energjetike që ka nevojë njeriu. Rreth 60-65 % e kësaj vlere ditore plotësohet vetëm nga sheqernat. Një kilogram patate jep jep rreth 840 kkal, që janë gati sa një e treta e të gjitha kalorive ditore që ka nevojë njeriu i rritur.

Vlera kalorike e patates është katër herë më e madhe se e domates, tri herë më e madhe se e karrotës dhe sa gjysma e vlerës kalorike të vezës e të mishit të gjedhit. Vlerën e përgjithshme ushqimore të patates e përcakton sasia e lartë e lëndës së thatë 20-30 %, ku përbërësi kryesor është amodoni (14-22%), pastaj proteinat (1, 4-3%), kripërat minerale (0, 8-1, 6%) dhe vitaminat e ndryshme, ku mbizotëron vitamina C (10-40 mg).

Amidoni pa dyshim është lënda bazë përbërëse e patates. Sasia dhe cilësia e amodinit përcakton jo vetëm rëndësinë e patates si produkt ushqimor, por edhe veçoritë teknologjike si lëndë e parë për përpunim industrial, për përgatitjen e mjaft produkteve të tjera ushqimore të rëndësishme. Prania e fosforit në amidon në trajtën e acidit fosforik dhe përbërjet e tij, luan rol të rëndësishëm në proceset fermentike dhe në hidrolizën e amidonit gjatë kthimit në qull të tij. Si burim i proteinave të një cilësie të lartë, patatet zënë një vend të rëndësishëm midis produkteve të tjera ushqimore me origjionë bimore.

Është vërtetuar gjithashtu se proteinat e patates asimilohen më lehtë në krahasim me ato të mishit. Përmbajtja e proteinave në kokrrat e patates rriten nga periferia në qendër. Kjo është në drejtim të kundërt me rritjen e përmbajtjes së amidonit.

Burimi: Infoshqip

No comments :

Post a Comment