facebookgoogle plusrss feedmesazh

30 September 2013

SHBA - Hapet supermarketi I parë me ushqime të skaduara

Një supermarket në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shesë vetëm ushqime të cilave u ka kaluar data e skadencës. Ky supermarket do të hapet në fillim të vitit 2014 në Boston nga biznesmeni Doug Rauch. Sipas ekspertëve, rreth 40% e ushqimeve në Amerikë shkojnë dëm pasi konsiderohen të skaduara, por datat e skadencës nuk kanë lidhje vetëm me sigurinë e konsumatorit, por me shijen e prodhimit, transmeton TCH.

Ja disa ushqime që sipas Dana Gunders (shkencëtare ushqimi në Këshillin e Mbrojtjes së Burimeve Natyrore, NRDC) mund të konsumohen pa problem edhe pasi kanë skaduar.
Kosi - Mund të konsumohet deri në 6 javë pas skadencës
Çokollata - Është shumë e rezistueshme, por në kontakt me ajrin krijon një shtresë të bardhë. Kjo shtresë nuk është myk dhe mund të konsumohet pa problem
Vezët - Mund të konsumohen 3-5 javë pas blerjes nëse mbahen në një temperaturë nën 5 gradë

No comments :

Post a Comment