Justin Bieber ka befasuar turistët gjatë vizitës së tij në Murin e Madh të Kinës pasi ka urdhëruar truprojat e tij që ta bartin atë përgjatë monumentit historik. Krijuesi i hitit “Baby” vizitoi njërin nga Mrekullitë e Botës, të hënë derisa po bënë kampanjën promovuese në këtë shtet.
Sidoqoftë, ecja e gjatë nëpër gurët monumentet si duket e ka lodhur yllin, i cili ishte fotografuar duke u bartur në krahët e dy trupmëdhenjve. Fotografitë u shpërndanë në rrjetin social “Twitter”, ku shumë përdorues kritikuan sjelljen e këngëtaret prej një “primadone”.
Njëri ka shkruar, “Ende nuk po e kuptoj faktin se Justini është bartur nga truprojat e tij deri në krye të murit në Kinë. Ai është përtac si unë haha”.
Ndërsa njëri shtoi, “Justin, shoku, ti aktualisht ke pyetur njerëzit që të bartin? Dikush është duke u bërë një primadonë mesa po e shoh”. Sjelljet e tij vijnë vetëm pak ditë pasi truprojat e tij ishin shfaqur duke vrapuar pas tij derisa Justini po ngiste një skateboard.
No comments :
Post a Comment