facebookgoogle plusrss feedmesazh

12 October 2013

I pari hotel me stil qelie të burgut në Gjermani

Ka shumë njerëz që dridhen vetëm nga ideja se mund të kalojnë një natë në qeli burgu, ndërkohë që të tjerë janë tepër kurioz. “Alcatraz Hotel”, është i pari hotel-burg në Gjermani që po ngjall jo pak kërshëri. I ndërtua kohët e fundit në një ish-burg, ai propozon dhoma tradicionale dhe origjinale të stilit qeli.

Në këtë hotel në pronësi të dy mjekëve “mysafirët e burgosur” mund të krijojnë një ide rreth jetës në burg, fal dhomat perfekte “stil qeli”: dritare me hekura, shtretër burgu origjinalë, tualet dhe lavamanë të brendshëm. Për ta bërë sa më pak traumatike, dhomat kanë komfort modern dhe kanë lidhje wireless falas, transmeton gazeta-Shqip.

“Dr.Michael Koll dhe Dr. Andreas Kirsch kanë blerë ish-burgun dhe menduan ta transformojnë në një hotel”, ka thënë receptionisti 23-vjeçar David Woodard.

Burimi: Infoshqip

No comments :

Post a Comment