facebookgoogle plusrss feedmesazh

08 October 2013

iPhone i ri harxhon më shumë rrymë se sa një frigorifer - në vit

Telefonat e serisë më të fundit të iPhone harxhojnë më shumë rrymë në vit se sa frigoriferi. Këtë gjë na e bën të ditur një studim i bërë nga instituti “Breakthrough”, sipas së cilës në nivel vjetor iPhone harxhon 361 kwh rrymë, ndërsa frigoriferi mesatarisht konsumon rreth 322 kwh për të njejtën periudhë.
Ky konsumim i rrymës i nevojitet telefonit që pajisja të ketë lidhje pa tela, për marjen dhe shperndarjen e informacioneve si dhe për mbushjen e baterisë.

Vetëm pajisjet e teknologjive të informatikës dhe komunikimeve, harxhojnë rreth 10 për qind të rrymës botërore. Për shkak të internetit i cili është bërë i domosdoshëm, kjo për qindje pritet të rritet.

No comments :

Post a Comment