facebookgoogle plusrss feedmesazh

05 October 2013

Kujdes, ja pse nuk duhet ta shtrëngoni shumë rripin e pantallonave

Mbani rrip? Mos e shtrëngoni atë shume fort sepse pasojat mund te jene shume me te renda nga sa mendonit.
Sipas eksperteve skoceze një rrip shume i shtrënguar mund te shtoje acidin ne ezofag dhe kjo do sjelle probleme te mëdha. Studimi është kryer tek 24 vullnetare te cilët nuk kishin paraardhës me probleme gastrike.
Duke i analizuar me kujdes, u vu re se ata kishin një sasi te madhe acidi kur e shtrëngonin fort rripin e pantallonave. 

“Ndryshe nga stomaku, qe i reziston me tepër acidit, ezofagu dëmtohet. Kjo sjell djegie stomaku si dhe mund te çojë ne kancer te grykës, nëse veprimi vazhdohet për një kohe te gjate” – kane thënë specialistet. Rreziku për këtë lloj kanceri është me i larte tek personat mbi peshe.

No comments :

Post a Comment