Fryrja e barkut nga ushqimi normal është një problem që i mundon shumicën e njerëzve më së tepërmi femra. Duke pasur parasyshë që gjithsesi ka faktorë që e shkaktojnë këtë (përpos menopauzës) edhe disa të tjerë të cilat lidhen me shprehitë tona negative të të ushqyerit. Femina ju paraqet disa nga veprimet që duhet të ndërmeren për të tejkaluar këtë ndjenjë:
1. Hani ngadalë
Konsumimi i shpejtë i ushqimit të papërtypur mjaftueshëm, mund të shpie tek gëlltitja e panevojshme e ajrit, i cili krijon ndjenjën e fryrjes. Sipas rekomdimeve të ekspertëve, shtatzënat për një shujtë duhet të ndajnë së paku gjysëm ore.
Konsumimi gradual i ushqimit, do të ju mundësojë që të kënaqeni gjatë ngrënjes, ndërsa hulumtimet thonë se personat të cilët hanë ushqim më ngadalë, hanë sasi më të vogla të ushqimit gjatë një shujte.
2. Shmangi pijet e gazuara
Krahas materieve të dëmshme që mund të përmbajnë, shtatzënave nuk u rekomandohen pijet e gazuara (madje as variantet dietale), sepse mund të shkaktojnë gazra, të cilat shpiejnë në ndjenjën e të qenit e fryer. Pijet e gazuara, zëvendësoni me ujë me shije limoni apo portokalli.
3. Hani shujta më të vogla gjatë ditës
Mundohuni që të hani më shumë shujta të vogla gjatë ditës, në vend të tre shujtave kryesore. Në këtë mënyrë, përveç që do të shmangni ndjenjën e fryrjes, do të stabilizoni sheqerin në gjak dhe do të zbusni ndjenjën e urisë.
4. Shmangni përdorimin e çamçakëzave
Çamçakëzat poashtu mund të shkaktojnë gëlltitjen e panevojshme të ajrit, i cili shpien në fryrje. Në vend të tyre, provoni bonbona pemësh apo mente.
5. Largoni konstipacionin (kapsllëkun)
Mungesa e ushqimit me fibra, lëngjeve dhe aktiviteteve fizike, mund të shkaktojë konstipacion, prandaj krijohet ndjenja e fryrjes. Fusni në menunë tuaj, ushqim me fibra (molla, bollgur, portokaj, banana, patate e pjekur) dhe pini së paku 6-8 gota ujë në ditë. Ideale do të ishte po të shëtisni sa më shumë, sepse edhe juve edhe bebit do ti bënte mirë ajri i freskët dhe aktiviteti fizik.
6. Shmangni gjërat ushqimore me ëmbëlsues artificial
Shumë shtatzëna vuajnë nga ndjenja e të qenit e fryer, pikërisht për shkak të konsumimit të tepruar të gjërave ushqimore dhe lëngjeve, të cilat janë të ëmbëlsuara artificialisht (lëngjet, ëmbëlsirat). Shtatzënave u preferohen 2-3 gjëra ushqimore në ditë, të cilat janë të ëmbëlsuara artificialisht.
7. Kontrolloni konsumimin e natriumit
Kur bleni ushqim të konzervuar apo të ngrirë, keni kujdes në sasinë e natriumit që gjendet në prodhim. Sasia maksimale e natriumit në një shujtë nuk duhet të kalojë mbi 5 g.
8. Zvogëloni konsumimin e fasuleve dhe bizeleve (perimet leguminoze që fryejnë)
Kjo natyrisht nuk nënkupton që duhet të largoni fasulen, bizelen dhe gjërat e ngjashme nga ushqimi. Thjeshtë konsumojini kohë pas kohe, ndërsa nëse hani këto perime, pini çaj nanesh, në mënyrë që të zbusni fryrjen.
9. Kontrolloni nëse jeni alergjike apo jotolerante në gjëra ushqimore të caktuara
Ka mundësi që ndonjë artikull ushqimorë të cilin e konsumoni, nuk i përshtatet plotësisht organizmit tuaj dhe shkakton fryrje. Megjithatë, mos vendosni diagnozën me vetiniciativë duke thënë që jeni alergjikë në ndonjë lloj ushqimi.
Nëse dyshoni për alergji apo jotolerancë në një artikull të caktuar, vizitoni mjekun tuaj dhe bëni testin e alergjisë.
Burimi: Femina
No comments :
Post a Comment