facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

27 October 2013

Micromax Canvas Turbo së shpejti edhe në Evropë

Prodhuesi më i madh indian i telefonave të mençur – Micromax është emër i panjohur për tregun global të telefonave mobil, edhe pse ky prodhues i madh tashmë pozicionohet në vendin e dytë në tregun indian, menjëherë pas liderit global të telefonave, kompanisë Samsung.

Modeli më i ri i telefonit të kompanisë indiane është telefoni me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç në Full HD, të cilin kompania e ka lëshuar me emrin Micromax Canvas Turbo. 

Ky model sjell procesorin e fuqishëm quad-core të MediaTek MT6589T me 1,5 GHz, procesorin grafik PowerVR SGX544, 2GB memorie dhe 16GB memorie të brendshme.

Nga ana e pasme, Micromax Canvas Turbo posedon kamerën e pasme me 13 mega-piksel, dhe atë të përparmen me 5 mega-piksel.


Bateria e këtij modeli vjen me 2000 mAh, ndërsa sistemi operativ i telefonit është Android 4.1.2. Çmimi i këtij telefoni në Indi është 325 dollarë, dhe së shpejti Micromax ka thënë se këtë model do ta sjell edhe në tregun evropian. 

Burimi: Telegrafi 

No comments :

Post a Comment