facebookgoogle plusrss feedmesazh

08 October 2013

Sandra Bullock: Jam klaustrofobike (frika nga fluturimi)

Mes kritikëve ka nisur të flitet qysh tani për një kandidaturë të mundshme në çmimet “Oskar” për Sandra Bullock, në trillerin hapësinor të Alfonso Cuaron “Gravity”. Pas shfaqjes në Festivalin e Venecias, pa mundur të marrë ndonjë çmim, filmi ka dalë në të gjitha kinematë e botës.
Në vendin fqinj, Itali, menjëherë është ngjitur në vendin e parë të arkëtimeve, ndërsa kudo flitet për çiftin Sandra Bullock e George Clooney, protagonistët e mundshëm të natës së yjeve. Në filmin e Cuaron, Bullock luan rolin e një inxhiniereje bio-mjekësore, në misionin e saj të parë hapësinor, që për shkak të një furtune yjore gjendet duke u endur pa gravitet. 

Klaustrofobike, me një frikë të madhe për të fluturuar, Bullock rrëfehet për mediat italiane: “Nuk është ëndrra ime që të shkoj në hapësirë. Preferoj t’i mbaj këmbët të ngulura në tokë. Por, kurrë mos thuaj kurrë… ndoshta kur t’i kem flokët e thinjur dhe kur të kem bërë gjithçka, nëse im bir do të ma kërkojë, atëherë po, ndoshta do të mundem të ngjitem në një anije të vërtetë kozmike”, transmeton panorama.

Për regjisorin meksikan, ky film ishte realizimi i një ëndrre që fëmijë: “Doja të bëhesha astronaut, por kur kuptova se për t’u bërë do të më duhej të hyja në Ushtri, preferova më mirë kinemanë. Por, i premtova vetes që një ditë o në një tjetër do të bëja një film në hapësirë dhe më në fund ajo ditë mbërriti”. 

Ky film ishte sfida e radhës për Sandra Bullock, e cila ka pranuar një rol, që e kishin refuzuar më parë Angelina Jolie e Natalie Portman. “Unë jam shumë klaustrofobike dhe duhet të them se e shfrytëzova këtë frikë, këtë gjendje, për personazhin tim. Çdo herë që kisha një atak paniku, jam përpjekur ta shfrytëzoj, sepse të xhiroje një film në ato kushte, ishte sikur gjendeshe në hapësirë”, tregon Bullock.  

No comments :

Post a Comment