facebookgoogle plusrss feedmesazh

12 October 2013

[VIDEO] 2 vjeçarja numëron arsyet pse e do shumë mamin

Një vajzë e vogël është kthyer në sensacion në internet me videon e saj ku i uron ditëlindjen nënës së saj me ndihmën e fotografit profesionist, babait të saj.

Në klipin që është parë më shumë se 230 mijë herë, vogëlushja 2-vjeçare numëron arsyet se pse mami i saj është më e mira.

“Ka shumë arsye që të dua. E para: Ti je e bukur!. E dyta: Ti je e mrekullueshme. E treta: Je mami më e mirë në botë. E katërta: Je kuzhinierja më e mirë.

Claire ndryshon gjendje menjëherë kur thotë se i mungon shumë mami i saj dhe i përmend se ajo punon shumë dhe se sa shumë i mungon gjatë asaj kohe.

Në fund Claire i uron ditëlindjen nënës së saj dhe i thotë se e do shumë.

Shikoni videon:


Burimi: Femina

No comments :

Post a Comment