facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

06 November 2013

9 viruset më të rrezikshëm në “Facebook”

Muajin e kaluar “BuzzFeed”, raportoi për një virus në “Facebook”, i postuar që në vitin 2004 dhe që akoma vazhdon të shpërndahet në rrjetin social, edhe pse ka vite që është provuar se është i rremë.

Postimi, i cili akuzon punonjësit e “Wal-Mart-it” për vjedhje të parave gjatë transaksioneve të parave kur kthehen mbrapa, i tërheq njerëzit thjeshtë me një faturë, duke pretenduar se paratë vidheshin nga një klient.

Virusi i Facebook-ut, vjen tek përdoruesit e këtij rrjeti social, në forma të ndryshme, duke u munduar që t’i prekë njerëzit me video apo foto të ndryshme.

Shekulli online sjell disa nga viruset më të shpërndara në Facebook, nga të cilat duhet të keni kujdes:

1-Obamacare do të vjedhë para nga llogaria juaj bankare.

2-Jini nën vigjilencën e këtij repisti.

3-Ata nuk duan që ju të mësoni së çfarë po shkakton kjo katastrofë e tmerrshme.

4-Në qoftë se ju votoni “gjithë demokratët” në kutinë e votimit, Obama do të përjashtohet.

5-Përtoni të bëni ndonjë gjë që mund t’ju ndihmojë? Atëherë bëhuni pjesë e këtij grupi në Facebook.

6-Personat e dashur, të vdekur

7-Ndihmojeni këtë fëmijë të sëmurë duke u lidhur me këtë link dhe duke e shpërndarë.

8-Rishpërndaje këtë histori të frikshme, të pabesueshme, e marrë nga histori që mund të ndodhin.

9-Mbroje veten tënde nga “Big Brother” thjeshtë duke marrë një status “copy-paste”  dhe më pas shpërndaje në profilin tënd.

Burimi: Ina

No comments :

Post a Comment