facebookgoogle plusrss feedmesazh

18 November 2013

Anonymous ka sulmuar kompjuterët e qeverisë amerikane pothuajse një vit

Sipas Reuters, një memorandum i fundit nga FBI pranon që grupi i hakerëve Anonymous ka pasur qasje të shumë sistemeve kompjuterike të qeverisë amerikane dhe ka vjedhur informacione gjatë vitit të kaluar.

Memorandumi i quan depërtimet një “problem mjaft i përhapur që duhet të adresohet”. Departamenti i Energjisë, Ushtria Amerikane dhe Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, janë përmendur si caqe të sulmeve.

Sulmet është thënë se kanë filluar dhjetorin e vitit të kaluar, duke përdorur një shfrytëzim të pranishëm në softuerin ColdFusion të Adobe.

Pas fitimit të qasjes, depërtuesit janë raportuar që kanë instaluar dyer të pasme në sisteme në mënyrë që të fitojnë qasje sërish më vonë; Reuters deklaron që shumë kompjuterë që ishin sulmuar ishin të qasshëm edhe muajin e kaluar. Memorandumi nga FBI-ja i tregon personelit të IT-së se si të veprojë nëse sistemet e tyre sulmohen.

Sa i përket informacioneve të vjedhura, një e-mail më 11 tetor nga Kevin Knobloch, që është shefi i stafit të Sekretarisë së Energjisë, deklaroi që informacioni për të paktën 104,000 punëtorë të Departamentit të Energjisë, anëtar të familjes dhe kontraktues janë vjedhur. E-maili paralajmëron po ashtu që hollësitë për 2,000 llogaritë bankare janë vjedhur.

Sulmet e Anonymous thuhet që janë të lidhura me rastin e Lauri Love. Love është hakeri i dyshuar nga Britania e Madhe i cili gjatë tetorit u ngarkua me sulmim të sistemeve kompjuterike të NASA-s dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, si dhe agjencive të tjera të rëndësishme shtetërore amerikane.

Sipas raportit, disa nga sulmet janë përmendur publikisht përpara si pjesë e fushatës për Drejtimin e Fundit të Operacionit të Anonymous – ndonëse memorandumi i FBI-së këshillon që “shumica e depërtimeve ende nuk janë njohur publikisht”. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment