facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 November 2013

Këpucët prej ari në Dubai

Këpucët e bëra prej ari nga dizajneri i famshëm italian, Alberto Moretti, kanë filluar të shiten në butikun "Level Shoe District” në Dubai.

"Është e njohur se në Lindjen e Mesme shumë klientë të pasur i kushtojnë vëmendje veshmbathjes luksoze. Prandaj, nuk është rastësi që këpucë prej ari të dalin në shitje së pari në Dubai", tha zëdhënësja e kompanisë superlukzose të këpucëve, Rania al- Masri.

Këpucët e arit janë bërë tërësisht me dorë. Dizajneri Moretti ka përdorur kadife të pastër. Në botë, përndryshe, janë artistë të cilët janë në gjendje për të kryer një punë të tillë të saktë në dizajnimin e këtyre këpucëve.

Çmimi për një palë këpucë ari punuar me dorë nga Alberto Moretti në Dubai kushtojnë 4 deri 4 mijë e gjysmë dollarë amerikanë, transmeton albinfo.


Lindja e Mesme shpenzon rreth 7.7 miliardë dollarë në vit për blerjen e mallrave luksoze, 30 për qind të shumës e shpenzojnë banorët e Dubait.

1 comment :